
Fjongoja blu ishte simbolika e një reagimi të përbashkët. Pasiguria ndaj fëmijëve dhe vrasja e rëndë e një 8-vjeçari në Fier, mblodhi përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë në një protestë sensibilizuese.
Të prekur nga situate e kërkuar, prindërit kërkojnë që fillimisht të krijohet siguri në shkolla dhe në komunitetin shoqëror. “Ende nuk kemi shkolla të sigurta, jo më larg se dy javë më parë ka ndodhur një tjetër rast abuzimi, nuk po na zen gjumi”, thonë ata, ndërkohë që krijimi i institucione të shëndetshme rehabilituese dhe forcimi i ligjit ishte një tjetër kërkesë.
Marshimit që nisi në Sheshin Skënderbej e që pasoi në Bulevardin Dëshmorët e Komit për t’u mbyllur në Sheshin Nënë Tereza, iu bashkua dhe kryetarja e kuvendit Lindita Nikolla. “Kemi propozime në parlament për Regjistrin Kombëtar të Dhunuesve dhe do punojmë bashkë për ta bërë të mundur, duke përfshirë grupet e interesit”, deklaroi ajo.
Në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, 50 deputetë kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar në të gjitha kërkesat e parashtruara nga shoqëria civili dhe qytetarët, në një takim të parë të quajtur “Miqtë e Fëmijëve”. (A2 Televizion)