Dhuna ndaj arbitrit në Peqin, Shkumbini përjashtohet dhe zbritet një kategori më poshtë

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2019, 16:38 | Futboll
Dhuna ndaj arbitrit në Peqin, Shkumbini përjashtohet dhe zbritet

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përjashtuar nga çdo aktivitet futbollistik të këtij sezoni ekipin e Shkumbinit, për shkak të dhunës ndaj gjyqtarit në ndeshjen Shkumbini-Dinamo.

Gjithashtu, klubi peqinas është gjobitur me 1.000.000 lekë dhe është zbritur një kategori më poshtë, në Kategorinë e Dytë.

Ndërkohë, futbollisti i Shkumbinit, Andi Bakiasi, për goditje të përsëritur dhe kërcënim ndaj zyrtarit të ndeshjes është dënuar me përjashtimin përjetë nga çdo aktivitet futbollistik i organizuar nga FSHF. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos