Pas më shumë se dy orësh, protesta për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha është mbyllur. Në ditën e tretë të saj, policia e shpërndau shpejt grumbullimin pranë Kryeministrisë, menjëherë sapo nisën goditjet e para në drejtim të tyre nga një grup minorenësh, forcat e rendit hodhën gaz lotsjellës, ndërsa në veprim u vunë edhe makinat e ujit.
Protestuesit u shpërndanë, ndërsa forcat e policisë u vunë pas tyre për më shumë se dy orë duke hedhur gaz lotsjellës në disa zona të Tiranës në ndjekje të protestuesve. (A2 Televizion)