Dhunë e flakë në Francë, Macron do të kërkojë falje

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2018, 13:22 | Bota

Mediat franceze raportojnë se Presidenti Emmanuel Macron do të kërkojë falje në një dalje publike në TV, ku edhe do të pranojë se do të ulë edhe më shumë taksat, pas një tjetër dite dhune në Francë

Mbi 1400 persona janë arrestuar, ndërsa dhjetëra makina janë djegur dhe dëmtuar nga “Jelekët e Verdhë”. Protesta të dhunshme nuk ka pasur vetëm në Paris, por edhe Marsejë e Bordo. Protestuesit thyen xhama dyqanesh dhe u përleshën me policinë, ndërsa 1000 prej tyre përfunduan në pranga.

Të dielën, gazeta “Parisien” raportoi se pas tetë ditësh që ka qëndruar në heshtje, kreu i shtetit u ka thënë njerëzve të afërt se do të flasë të hënën për t’iu dhënë përgjigje njerëzve të nxehur, ku pritet të bëjë lëshime të mëtejshme për sa i përket taksave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos