Dhunë në Superiore, trajneri i Kastriotit godet me shkelm futbollistin e Skënderbeut

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2021, 13:45 | Futboll
Dhunë në Superiore, trajneri i Kastriotit godet me shkelm futbollistin

Ndeshjet për objektiva janë gjithmonë të tensionuara, por në Kategorinë Superiore u kalua caku. Në sfidën ndërmjet Skënderbeut dhe Kastriotit, e cilësuar një finale e parakohshme mbijetese dhe e fituar 2-1 nga korçarët, u regjistrua një ngjarje e papranueshme.

Trajneri i ekipit krutan, Ramazan Ndreu, goditi me shkelm futbollistin Leonat Vitija. Episodi ndodhi në fundin e ndeshjes, në një kohë kur lojtarët e të dy skuadrave ishin përfshirë në konflikte verbale.

Sipas gjasave, tashmë veprimi i Ndreut do të kalojë në Komisionin e Disiplinës, ku do të merret edhe masa ndëshkuese ndaj trajnerit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos