Inter, “manita” ndaj Salernitanës dhe shkëputje në krye të Serisë A

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2021, 22:56 | Futboll
Inter, “manita” ndaj Salernitanës dhe shkëputje në

Gjithçka e lehtë për Interin në javën e 18 të Serisë A. Zikaltërit mposhtën 5-0 Salernitanën në transfertë, duke u shkëputur në krye të renditjes së kampionatit italian.

Perisic kaloi në avantazh skuadrën e drejtuar nga Simone Inzaghi që në minutën e 11, ndërkohë që Dumfries dyfishoi rezultatin në minutën e 33-të.

Në pjesën e dytë, Alexis Sanchez shënoi të tretin, ndërkohë që Lautaro Martinez dhe Gagliardini vulosën “manitën” zikaltër.

Me këtë fitore, Inter shkëputet 4 pikë nga Milani i vendit të dytë dhe 6 nga Napoli i vendit të tretë, me këto dy ekipe që të dielën do të përballen me njëri-tjetrin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos