Largimi i Agueros, Barcelona ofensivë për sulmuesin e United

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2021, 11:17 | Futboll
Largimi i Agueros, Barcelona ofensivë për sulmuesin e United

Largimi i Sergio Aguero nga futbolli për shkaqe shëndetësore, ka lënë një boshllëk shumë të rëndësishëm në repartin e sulmit të Barcelonës.

Për këtë arsye klubi blaugrana po monitoron merkaton e dimrit për të gjetur me shpejtësi një zëvendësues që të jetë në të njëjtën lartësi.

Dhe emri më i lakuar i momentit është ai i Edison Cavanit, të cilit i përfundon së shpejti kontrata me Manchester United. Megjithatë, “Matadori” ka marrë ofertë nga klubi që të qëndrojë dhe një vit e gjysmë edhe pse nuk po luan sa duhet pas mbërritjes së Ronaldos. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos