
Juventus nuk gabon në transfertë ndaj Bologna, duke fituar me rezultatin e pastër 2-0 në javën e 18 të Serisë A.
Alvaro Morata zhbllokoi rezultatin që në minutën e gjashtë, pas një pasimi të bukur të Bernardeschi, ndërsa në pjesën e dytë dyfishoi gjithçka Juan Cuadrado, me një gol fantastik në minutën e 69.
Me këtë fitore, Juventus ngjitet përkohësisht në vendin e pestë, me 31 pikë, po aq sa edhe Roma, që më parë shkatërroi Atalantë në Bergamo, me rezultatin e thellë 4-1.
Dygolëshi i Abraham dhe golat e Zaniolo dhe Smalling i dhanë suksesin ekipit të Jose Mourinho. (A2 Televizion)