5 pozitivë me koronavirus, shtyhet ndeshja e kampionatit italian

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2021, 11:06 | Futboll
5 pozitivë me koronavirus, shtyhet ndeshja e kampionatit italian

Pas Britanisë së Madhe, ku janë shtyrë me dhjetëra ndeshje futbolli për shkak të situatës së krijuar së fundmi me infektimet me koronavirus, e njëjta tablo tashmë po transferohet dhe në Itali.

Liga e Serisë B ka njoftuar në orët e fundit se për shkak të rasteve me koronavirusi është vendosur të shtyhet përballja mes Beneventos dhe Monzës.

Sipas raportimeve tek Monza kanë rezultuar 5 lojtarë dhe pjesë të stafit të infektuar dhe për këtë arsye autoritetet shëndetësore lombarde nuk kanë lejuar udhëtimin e ekipit mik.

Nuk dihet emri i lojtarëve të infektuar, ndërkohë që Liga e Serisë B njofton se sfida do të zhvendoset në një datë tjetër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos