
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së martës në malin e Çemericës në Korçë. Mësohet se dy persona kishin shkuar për të mbledhur bimë medicinale, por janë dhunuar nga të rinj të fshatit Marjan.
Dy banorët, njëri nga fshati Orman dhe tjetri nga fshati Mesmal të bashkisë Maliq, janë goditur me sende të forta (dru dhe gurë) teksa mblidhnin bimë medicinale.
Për pasojë, shtetasi Altin Pillati, 42 vjeç, ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në Tiranë për të marrë ndihmë më të specializuar. Personi tjetër është shtetasi Mylazim Mukollari, rreth 70 vjeç, i cili ka mbetur me disa fraktura në trup. (A2 Televizion)