All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Nuk ndalen aksidentet në Korçë, mjetet bujqësore dhe motoçikletat shkaktarët kryesore

Nga A2 CNN
16 Shtator 2022, 17:06 | Kronikë
Nuk ndalen aksidentet në Korçë, mjetet bujqësore dhe
All - Paragraf - 1

Segmentet rrugore Korçë-Pogradec dhe ai Pogradec-Qafë Thanë, që janë pjesë e aksit nacional që lidh gjithë juglindjen e vendit me Tiranën dhe Durrësin, vijojnë të jenë ndër akset me problematike sa i takon aksidenteve një pjesë e të cilave me pasoja fatale për njerëzit. Vetëm gjatë muajit gusht dhe dy javët e para të muajit shtator në këto segmente janë shënuar 12 aksidente serioze me pasoja 5 persona te vdekur dhe 13 të tjerë të plagosur.

Ndërkohë në këto të dhëna nuk llogariten aksidentet e tjera që nuk kanë patur pasoja në njerëz, por vetëm në dëme materiale. Mjetet bujqësore që dalin në aksin kryesor pa sinjalistikën e duhur dhe jashtë normave të qarkullimit si dhe drejtuesit e biçikletave dhe motoçikletave që qarkullojnë në këto segmente rrugore përbëjnë shkaqet kryesore të aksidenteve.

All - Paragraf - 3

Pavarësisht gjendjes dhe sinjalistikës së mjeteve që përfshihen ne aksidente si dhe kushteve të rrugës, eksperti apelon që faktori njeri është vendimtar në këto aksidente.

Në Qarkun e Korçës nga Qafë Thana deri në Kapshticë janë 6 pika të zeza që janë zonat më problematike sa i përket aksidenteve ndërsa po në këtë aks janë mbi 470 hyrje-dalje një pjesë e tyre edhe të paligjshme. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos