Rama: Gledis Nanos iu kërkua dorëheqja

Nga A2 CNN
17 Shtator 2022, 12:19 | Kronikë
Rama: Gledis Nanos iu kërkua dorëheqja

Kryeministri Rama foli këtë të shtunë në një konferencë për mediat edhe për shkarkimin e Gledis Nanos nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Rama pranoi se Nanos iu kërkua dorëheqja, sipas tij, për zhvillime të papëlqyeshme lidhur me rendin dhe Policinë e Shtetit.

https://a2news.com/2022/09/01/u-shkarkua-nga-detyra-gledis-nano-fitorja-jone-me-e-madhe-eshte-te-ngrihemi-sa-here-qe-biem/

“I është kërkuar dorëheqja drejtorit të mëparshëm. Ai ma ka konfirmuar se do ta jepte dorëheqjen ditën e hënë, pasi biseda është bërë të shtunën nga ministri sepse ishim shumë të shqetësuar për zhvillime të papëlqyeshme lidhur me rendin dhe policinë e shtetit. Këto çështje janë trajtuar me drejtorin e mëparshëm”, tha Rama.

https://a2news.com/2022/09/06/intervista-para-shkarkimit-gledis-nano-u-arratisen-14-kriminele-nga-dekonspirimi-i-aksioneve/

Pavarësisht kësaj deklarate, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, u shkarkua për mosarritje të objektivave. Vendin e tij e zuri Muhamet Rrumbullaku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos