Një tjetër i burgosur tenton të vrasë veten në Drenovë

Nga A2 CNN
16 Shtator 2022, 15:02 | Kronikë
Një tjetër i burgosur tenton të vrasë veten në

Një tjetër rast i tentativës për vetëvrasje në burgun e Drenovës, në Korçë. Burime bëjnë me dije se 28-vjeçari Pandi Stefo, ka tentuar të vrasë veten me një mjet prerës të improvizuar, duke u dëmtuar në pjesën e qafës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orws 1:00, pas mesnate. Dyshohet se Stefo është kërcënuar nga të burgosurit e tjerë në dhomë dhe në gjendje depresioni ka tentuar t’i japë fund jetës. Është transportuar në spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Pandi Stefo është dënuar për veprën penale të “trafikimit të narkotikëve”, ndërsa ky rast është tentativa e dytë brenda dy javëve që prej rastit të Llazar Dines. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/09/07/tenton-te-vrase-veten-nje-i-burgosur-ne-drenove/

A2 CNN Livestream

Latest Videos