''Kurti nuk do ta themelojë Asociacionin”, Vuçiç: Shpresoj të vizitoj Kosovën deri në fund të vitit

Nga A2 CNN
11 Mars 2023, 14:22 | Kosova
''Kurti nuk do ta themelojë Asociacionin”,

Presidenti serb Aleksander Vuçiç shpreson të zhvillojë një vizitë në Kosovë brenda këtij viti. Këtë e tha gjatë mbledhjes së bordit të partisë përparimtare serbe. Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar se nuk do ta themelojë asociacionin e komunave me shumicë serbe, pasi nuk është në  përputhje me ligjet e Kosovës.

Ne po përgatitemi për bisedime të hënën dhe të martën, dhe pas kësaj do të shkojmë në Ohër. Më besoni se nuk e kam të qartë se për çfarë do të flasim atje”, u shpreh Vuçiç.

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do ta vizitojë Beogradin më 13 dhe 14 mars pasi më herët u takua me liderët politikë dhe krerët e partive opozitare në Kosovë.

Lajçak tha se qëllimi i vizitës është të përgatisë terrenin për takimin e nivelit të lartë në Oher, me pritshmërinë që palët të arrijnë pajtueshmëri mbi planin e zbatimit të propozimit europian për normalizim të raporteve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos