Dhurata për Krishtlindje më e bukur për 100-vjeçaren, mposht koronavirusin

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2020, 18:46 | Bota
Dhurata për Krishtlindje më e bukur për 100-vjeçaren,

Në moshën njëqind vjeçare, feston Krishtlindjen dhe mposht koronavirusin.

Protagoniste e historisë është Giorgia Careno, e cila ka fituar sfidën e saj me pandeminë duke i mbijetuar Covid-19. E moshuara rezultoi negative, pikërisht në ditën e Krishtlindjes, dhe 15 ditë pasi mori lajmin se ishte infektuar.

Sipas mediave italiane, ajo u infektua nga kontakti me disa persona në shtëpinë e të moshuarëve në provincën e Ragusas. Ditët e fundit, kjo shtëpi kishte regjistruar 15 të infektuar, ndërsa fatmirësisht gjysma e tyre tashmë janë shëruar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos