Shirat e dendur të ditëve të fundit shkaktuan përmbytje të mëdha në Duque de Caxias të Brazilit, duke u marrë jetën edhe 6 personave, ndërsa shkaktuan edhe dëme të mëdha në zonë.
Në internet është shpërndarë edhe një video e tmerrshme e një gruaje, e cila u mor nga rrjedha e një lumi, që kishte dalë nga shtrati. Dëshpërimisht gruaja kërkon ndihmë, por askush nuk mund të ndërhynte në atë situatë.
Zyrtarët lokalë konfirmuan më pas se gruaja, e identifikuar si Fátima Fernandes, 61 vjeç, kishte ndërruar jetë.
Stuhia e fundit la të paktën 150 persona të pastrehë. (A2 Televizion)