Dialogu Kosovë-Serbi, Escobar viziton të hënën Prishtinën

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2022, 07:44 | Kosova
Dialogu Kosovë-Serbi, Escobar viziton të hënën

I dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të vizitojë Prishtinën të hënën e ardhshme, për t’u takuar me kryeministrin Albin Kurti.

Vizita e Escobar, vjen menjëherë pas asaj të të dërguarit të BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçk, i cili qëndroi në Prishtinë dhe Beograd, ku takoi krerët e të dy shteteve.

Lajçak tha se gjatë takimit të tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, është ripërsëritur thirrja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve fqinje. Ai ka deklaruar se janë duke punuar për çështjen e normalizimit të raporteve, teksa shtoi se “nuk ka më kohë për të humbur”.

Në samitin europian të mbajtur një ditë më parë në Tiranë kryediplomati i BE-së, Josep Borell, konfirmoi se Bashkimi Evropian ka dorëzuar në Kosovë e Serbi versionin e fundit të propozimit më të ri franko-gjerman në tavolinën e dialogut dhe u ka bërë thirrje palëve që të angazhohen maksimalisht, pasi kjo është një mundësi e madhe për ta.

Tensionet përfshinë pasditen e së martës Mitrovicën e Veriut dhe Zubin Potok të Kosovës me shpërthime, të shtëna me armë zjarri dhe sirena alarmi, por fatmirësisht pa të lënduar. Sipas Policisë, kjo ndodhi për të penguar punën e zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që po organizonin votimin e 18 dhjetorit për zëvendësimin e kryekomunarëve në komunat me shumicë serbe. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/06/takim-kurti-vucic-para-fundvitit-lajcak-ne-prishtine-nuk-kemi-kohe-per-te-humbur/
https://a2news.com/2022/12/06/kancelari-scholz-liberalizimi-i-vizave-i-domosdoshem-per-kosoven/
https://a2news.com/2022/12/06/dialogu-prishtine-beograd-borrell-propozimi-franko-gjerman-iu-eshte-derguar-dje-eshte-nje-mundesi-e-madhe/

A2 CNN Livestream

Latest Videos