Dialogu Kosovë-Serbi, Jeta Krasniqi: Duhet të ketë një kufi në atë që i kërkohet Kosovës

Nga A2 CNN
31 Maj 2021, 22:01 | Kosova
Dialogu Kosovë-Serbi, Jeta Krasniqi: Duhet të ketë një kufi

Jeta Krasniqi, nga Instituti Demokratik i Kosovës, u shpreh në studion e “Absolut 4” në A2 se “duhet të ketë një kufi në atë që i kërkohet Kosovës”.

“Kemi vite që dëgjojmë që Kosova duhet t’i japë diçka Serbisë për njohjen, që duhet të ketë një pazar me patjetër. Shtrimi i çështjes në këtë mënyrë, e vendos Kosovën në disavantazh. Kosova është krijuar si shtet në bazë të kompromiseve. Tani jemi në proces të ri dhe e dimë se në negociata ka kompromise, por duhet të ketë një kufi në atë që i kërkohet Kosovës”, tha Krasniqi.

“Nëse ne replikojmë një version të ngjashëm në Kosovë si ai i Bosnjes, atëherë Kosova mund ta marrë njohjen nga Serbia, por do të jetë një shtet jofunksional”, shtoi Jeta Krasniqi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos