
Një tjetër pacient në Kosovë e ka humbur betejën me koronavirusin në Kosovë, duke e çuar në 32 numrin e viktimave nga pandemia në këtë vend.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë bëri me dije se gjithashtu 53 persona të tjerë janë infektuar me Covid-19, shifra që vijojnë të jenë të larta prej disa ditësh.
Rastet e reja të regjistruara janë në Vushtrri, Prishtinë, Istog, Rahovec dhe Fushë Kosovë, ndërkohë që numri total i personave të infektuar ka arritur në 1437.
Instituti Kombëtar paralajmëroi se mosrespektimi i masave mbrojtëse mund të çojë në rikthimin e masave më rigoroze. (A2 Televizion)