
Kosova nuk pranon marrëveshje finale me Serbinë, e cila nuk përfshin njohjen reciproke. Kjo ishte garancia që ju dha ligjvënësve, kryeministri Albin Kurti, teksa u detyrua të japë shpjegime mbi dialogun, në një interpelancë të thirrur nga PDK.
Duke e cilësuar propozimin frank-gjerman një bazë të mirë për bisedimet me Beogradin, Kurti sqaroi se për herë të parë aty përfshihej njohja de fakto e shtetësisë së dy vendeve.
Propozimi për herë të parë ngërthente në vete njohjen de fakto të shtetësisë së palëve.
Video propozimi bazohej në parimin e reciprocitetit të të drejtave dhe detyrimeve të palëve, pra Kosovës dhe Serbisë. Propozimi për herë të parë ngërthente në vete njohjen de fakto të shtetësisë së palëve ndaj njëra tjetrës.
E vetmja pikë shumë kontestuese është ajo që lidhet me pranimin e zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit të cilat fatkeqësisht janë marrëveshje që kanë në përmbajtje mono-etnik, atë territorial dhe atë të monopolizimit të përfaqësimit të komunitetit serb në duart e listës serbe që kontrollohet nga Beogradi.
Para deputetëve, ai tha se versioni i dytë i propozimit i dorëzuar më 6 dhjetor të 2022-shit, ishte përfundimtar dhe i panegociueshëm dhe se në takimin e 20 janarit me përfaqësuesit e BE, ishte vënë përpara zgjedhjes.
Merre ose lëre dhe se refuzimi do të shoqërohej me hapa ndëshkues për Kosovën. Të njëjtën gjë e ka pohuar më herët edhe presidenti Vuçiç.
“Ata gjithashtu ma bënë të qartë se çfarëdo refuzimi i propozimit do të shoqërohet me hapa kundërshtues dhe ndëshkues diplomatik për Kosovës dhe do të krijojë dobësim serioz të mirëbesimit ndërmjet nesh dhe shteteve të tyre”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
Kryeministri theksoi gjithashtu se plani nuk ka asnjë referencë të qartë për asociacion, edhe pse i referohet marrëveshje të Brukselit në tërësinë e tyre. Ai ripërsëriti se asociacioni mund të krijohet vetëm pasi të plotësohen 6 kushtet e vendosura prej tij. (A2 Televizion)