“Dialogu po intensifikohet”, Osmani: Drafti gjerman për asociacionin është “fake news”

Nga A2 CNN
21 Tetor 2022, 19:03 | Kosova
“Dialogu po intensifikohet”, Osmani: Drafti gjerman për

 “Nuk e kam atë draft në tavolinë, sepse është ‘fake news’”. Kështu u shpreh presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke iu referuar dokumentit që po qarkullon si një opsion i statutit të mundshëm të asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, nënvizoi se Gjermania dhe as aleatët e tjerë nuk do kërkojnë nga Kosova asgjë që bie në kundërshtim me kushtetutën e saj.

“Nuk është e vërtet që ekziston një draft gjerman që i është dorëzuar institucioneve të Kosovës dhe as nuk do të ketë. Kjo për shkak se qëndrimi i partnereve tanë është i qartë dhe atë nuk thonë vetëm themelojeni Asociacionin, por edhe e pjesa e dytë e kërkesës është shumë me rëndësi, e përmendin që se asnjë veprim i tillë nuk duhet të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe vendimin e Kushtetueses.”

https://a2news.com/2022/10/21/draft-propozimi-per-asociacionin-qeveria-gjermane-nuk-e-hartuam-ne-pyesni-friedrich-ebert/

Osmani komentoi dhe shtysën franko-gjermane për ta përmbyllur dialogun mes Kosovës dhe Serbisë me një marrëveshje përfundimtare.

“Deri tani ajo çka mund t’ju garantoj është që qëllimi i partnerëve tanë është qëllimi i mirë, që ky proces të përfundojë sa më parë dhe po ashtu që asnjëherë askush nga partnerët nuk ka kërkuar nga Kosova që të hiqet dorë nga njohja reciproke. Prandaj, dua t’i drejtohem qytetarëve të Kosovës, që të rrinë të qetë, sepse në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë, jo që po kërkohet një gjë e tillë, por nuk do të lejojmë që të preket sovraniteti, integriteti territorial i vendit tonë, e aq më pak funksionaliteti i brendshëm i Kosovës.”

Osmani ka folur edhe për propozimin e të dërguarit të posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për shtyrjen për 10 muaj të vendimit për targat. Presidentja tha se shtyrja e vazhdueshme nënkupton se po tolerohen kërcënimet e bandave serbe ndaj serbëve lokalë të Kosovës. Ndërsa, ajo u shpreh bindur se 90 për qind e serbëve që jetojnë në vend i kanë ndërruar targat në “RKS”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos