Dialogu po rikthehet në Bruksel, Kurti dhe Vuçiç ftohen në takim për "zgjidhje europiane"

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2022, 15:02 | Kosova
Dialogu po rikthehet në Bruksel, Kurti dhe Vuçiç ftohen

Tentativat për të gjetur një ujdi për targat i konfirmoi dhe Bashkimi Europian. Zëdhënësi Peter Stano, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, janë ftuar që të takohen së shpejti në Bruksel për të gjetur një zgjidhje europiane.

“Ne i kemi ftuar të dyja palët me urgjencë në Bruksel për të gjetur një zgjidhje europiane për situatën aktuale, e cila është ndër më seriozet që prej vitit 2013 dhe ky është qëllimi – që t’i kemi në Bruksel për të diskutuar me ta zgjidhjen. Shpresoj që do të mund të vijnë shumë shpejt, dhe do të diskutojnë, siç ka thënë edhe kryediplomati i BE-së, Josep Borell, para 21 nëntorit dhe jo më vonë”, tha Stano. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos