
Policia rrugore ka pezulluar 22 leje drejtimi gjatë monitorimit të aksit Sauk-Teg dhe në të gjitha rrugët e kryeqytetit, për shkak të shpejtësisë së lartë dhe drejtim i mjetit nën efektin e alkooli, ndërkohë që ka vënë në pranga edhe një drejtues mjeti që ishte në gjendje të dehur.
“Gjatë monitorimit të policisë u regjistrua shpejtësi nga 130 km/h deri në 178 km/h, në një rrugë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 90 km/h. U kapën me masë alkooli që varionte nga 0.39 mg/l deri në 0.57 mg/l alkool në frymëmarrjen e drejtuesve të automjeteve. Janë pezulluar 12 leje drejtimi, për shpejtësi dhe 10 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, apo në gjendje të dehur, ku një drejtues mjeti është vënë në pranga”-njofton Policia.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin në timon: "Kujdesuni për jetën tuaj dhe të përdoruesvë te tjetër të rrugës". (A2 Televizion)