
Kryebashkiaku i Gramshit, Klodian Taçe, është shoqëruar për rreth 30 minuta në prokurori, aty ku është marrë në pyetje lidhur me një hetim që ka nisur mbi dyshimet rreth procedurave abuzive dhe dyshimeve për korrupsion në prokurime dhe tendera.
Ligjërisht, Klodian Taçe si kryetar është i detyruar t’i përgjigjet prokurorisë në lidhje me tenderat që bashkia fiton dhe që janë objekt hetimi.
Veç kryetarit të bashkisë, janë marrë në pyetje edhe specialist të bashkisë.
Pak ditë më parë, të njëjtës procedurë i është nënshtruar edhe kryebashkiaku i Librazhdit. (A2 Televizion)