Digjet makina në Elbasan, shpëton drejtuesi

Nga A2 CNN
10 Maj 2020, 10:45 | Kronikë
Digjet makina në Elbasan, shpëton drejtuesi

Një makinë tip “Peugeot” është përfshirë nga flakët mëngjesin e së dielës në aksin rrugor Elbasan-Gracen ndërsa ka qenë në lëvizje e sipër.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në automjet dhe fatmirësisht drejtuesi i saj ka shpëtuar pa u lënduar. Sipas grupit hetimor, zjarri në makinë dyshohet të ketë qenë aksidental dhe u shkaktua nga një shkëndijë elektrike

Zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje dhe vunë në kontroll flakët pa shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve në këtë aks rrugor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos