Tenton të shpëtojë jetën e elektricistit, përplas me furgon një person

Nga A2 CNN
9 Maj 2020, 12:29 | Kronikë
Tenton të shpëtojë jetën e elektricistit, përplas me

Një elektricist ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, ndërsa një 60-vjeçar është përplasur nga furgoni në Kamzë, i cili ishte duke transportuar elektricistin për në spital.

Policia ka bërë të ditur se rreth orës 10:50, në qendër Kamzë, mjeti tip furgon me drejtues shtetasin G. S., 29 vjeç, ka aksidentuar çiklistin S. M., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit furgon po qarkullonte me shpejtësi pasi po transportonte për në spital shtetasin A. Z., i cili gjatë punës si elektricist, në fshatin Nikël, kishte rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Shtetasi me inicialet A. Z. ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos