
Policia e Krujës ka vënë në pranga autorin e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në Krujë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 61-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan e autorit të dyshuar. Ai është 42-vjeçari F. Rr., banues në fshatin Luz të Fushë Krujës.
Ky shtetas ditën e djeshme, rreth orës 18:50, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në lagjen "Sinur" në Fushë Krujë, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin 61-vjeçarin me iniciale A. D., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)