Digjet një makinë në Bilisht, pronares i ndodh për herë të dytë

Nga A2 CNN
25 Shtator 2022, 08:08 | Kronikë
Digjet një makinë në Bilisht, pronares i ndodh për herë

Një automjet i parkuar është djegur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Bilishtit.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se automjeti është në pronësi të shtetases Deizi Arapi, kjo e fundit e njohur dhe për një konflikt që ka pasur me policinë e këtij qyteti ku edhe me pas arrestua.

Kjo është hera e dytë që Arapit i digjet makina në derën e shtëpisë. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave por nuk përjashtohet mundësia e konflikteve të kësaj shtetase.

Grupi hetimor dyshon për zjarr të qëllimshëm, ndërkohë që mjeti i parë iu dogj më 31 tetor 2018. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos