Vlorë, kontrolle të shumta të policisë në hyrje të qytetit

Nga A2 CNN
24 Shtator 2022, 23:33 | Kronikë

Policia ka ushtruar kontrolle të shumta mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës. Mësohet se kontrollet po bëhen në hyrjet dhe daljet e qytetit.

Në shënjestër të uniformave blu janë makinat me xhamat e zinj për të bërë të mundur kapjen e personave në kërkim apo atyre që lëvizin me armë zjarri në makinë.

Gjithashtu mësohet se po punohet për kapjen e personave që lëvizin me  lëndë narkotike. Aksioni i policisë është ende në zhvillim e sipër, ndërsa nuk bëhen të ditura më shumë detaje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos