
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme.
Policia njofton se një makinë tip Land Rover ka dalë nga rruga në aksin Fier-Lushnje dhe për pasojë ka mbetur viktimë 28-vjeçari me inicialet M. R., i cili ishte pasagjer në mjet.
Në këtë aksident është plagosur dhe shoferi i mjetit, 31-vjeçari me iniciale Z. H., i cili është transportuar në Spitalin e Traumës, në Tiranë. (A2 Televizion)