Plagosi kunatin, arrestohet 15-vjeçari

Nga A2 CNN
31 Dhjetor 2020, 12:22 | Kronikë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës, në lagjen Partizani.

Sikurse mësohet, një 15-vjeçar ka plagosur me armë zjarri bashkëshortin e motrës, 25-vjeçarin Xhuljano Muçaj. Autori ka përdorur armën e të atit, i cili është punonjës i paraburgimit në Vlorë.

I mituri dhe babai tij janë shoqëruar në komisariat ndërsa i plagosuri ndodhet në spitalin rajonal të Vlorës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos