
72 pako fishekzjarre me fuqi të lartë shpërthyese, dhe të konsideruara si të rrezikshme për jetën e qytetarëve, janë sekuestruar ditën e sotme.
Sikurse njofton policia, ka nisur procedimi penal për poseduesin e tyre, 59-vjeçarin N. Gj., 59 vjeç, banues në Maminas, i cili i mbante ato në bagazhin e makinës.
Ndaj tij rëndojnë akuza për veprën penale "Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë". (A2 Televizion)