Kim Jong-un, me tren në Rusi, Peniani kërkon mbështetjen e Putin ndaj SHBA

Nga A2 CNN
24 Prill 2019, 19:16 | Bota
Kim Jong-un, me tren në Rusi, Peniani kërkon mbështetjen e Putin

Lideri koreanoverior Kim Jong-un mbërriti në lindjen e largët të Rusisë, për takimin e tij të parë më presidentin Vladimir Putin.

Në qytetin bregdetar të Vladivostok, udhëheqësi autoritar mbërriti me tren. Në kufi, ai u prit më lule dhe dhurata simbolike, të tilla si bukë e kripë.

Nuk munguan as nderimet ushtarake. Kremlini thotë se në qendër të diskutimeve do të jetë ai që e quan “problem” bërthamor i Penianit, por sipas analistëve, Kim do të kërkojë gjithashtu mbështetjen e Putin pas dështimit të bisedimeve me Donald Trump.

Në një intervistë për televizionin rus “Rosija 24”, ai tha: “Mbërrita në Rusi bashkë më ndjenjën e ngrohtë të popullit tim. Shpresoj që vizita të jetë e suksesshme dhe që gjatë bisedimeve me presidentin e respektuar Putin, të flasim në mënyrë konkrete për situatën në gadishullin Korean dhe forcimin e lidhjeve dypalëshe”.

Ndërsa media shtetërore e Koresë së Veriut nuk ka konfirmuar ende, zonën dhe orën e takimit, flamujt kombëtarë të dy vendeve janë vendosur tashmë në Vladivostok. Vizita shihet si një mundësi që Koreja e Veriut të tregojë se ka aleatë të fuqishëm, pas bisedimeve të pasuksesshme me Donald Trump në Hanoi, më herët gjatë vitit.

Është gjithashtu një mesazh se e ardhmja ekonomike e Penianit nuk varet vetëm nga SHBA. Rusia ndërkaq, ka shansin të tregojë se është një lojtar kyç në gadishullin e Penianit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos