
Dinamo ka kryer dhe dy goditjet e fundit të merkatos, teksa ka arritur të marrë shërbimet e sulmuesit Arbër Mehmetllari, nga Lokomotiva e Zagrebit, dhe mbrojtësi Indrit Prodani, nga Kastrioti.
Blutë e kryeqytetit kanë marrë në formulën e huazimit të thjeshtë 6-mujor sulmuesin që në prill do të mbushë 22 vjeç.
Mehmetllari është një njohës i mirë i kampionatit shqiptar, teksa më parë ka mbajtur veshur fanellat e Luftëtarit dhe Bylisit. (A2 Televizion)