Uzuni në Spanjë, do të debutojë kundër Real Madrid

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2022, 16:11 | Futboll
Uzuni në Spanjë, do të debutojë kundër Real Madrid

Vetëm pak orë pas transferimit te Granada në elitën e futbollit spanjoll, Myrto Uzuni merr një lajm fantastik.

Sulmuesi shqiptar mund të debutojë në La Liga prej kësaj fundjave, në ndeshjen që skuadra e tij do të luajë kundër Realit të Madridit.

Nëse tregon formën e duhur fizike dhe fiton besimin e trajnerit për ta aktivizuar disa minuta, atëherë aventura e Uzunit në Spanjë do të niste në mënyrën më fantastike të mundshme. Uzuni u ble nga Granada për 3,5 milionë euro, me sulmuesin që mbylli aventurën te Ferencvarosh me 36 gola dhe 14 asist në 67 ndeshje (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos