Dosja që shpjegon gjithë krizën e Barcelonës, Laporta akuzon Bartomeun

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2022, 16:24 | Futboll
Dosja që shpjegon gjithë krizën e Barcelonës, Laporta akuzon

Një dosje voluminoze që shpjegon gjithë krizën e Barcelonës si dhe keqmeanxhimin e financave në klub.

Janë këto akuzat që presidenti aktual Joan Laporta hodhi për paraardhësin e tij Josep Maria Bartomeu.  Në një konferencë për shtyp me gazetarët, numri një 1 i skuadrës katalanase deklaroi se mori drejtimin e klubit me 1,35 miliard euro borxhe. Rezultate këto qw vinin nga hetimet e kryera  për keqmenaxhimin financiar nën bordin e mëparshëm.

Ai akuzoi ish-presidentit Josep Maria Bartomeu se katalanasit prej tij ndodhen në një krizë të thellë ekonomike. Barcelona e mbylli vitin financiar 2020/2021 me humbje prej 565.4 milionë dollarë ndërsa, sipas tij, këtë sezon shpresojnë të kenë një fitim prej 5,8 milionë dollarësh.

Gjetjet e 'raportit mjeko-ligjor' e shtynë zyrën e prokurorit në Barcelonë të nisë një hetim të premten për situatën ekonomike që klubi po kalon. Raporti fokusohet në çështje të ndryshme financiare, duke përfshirë paratë e paguara për agjentët dhe shpërndarje nw tarifave mbi kontrata të shumta.

Barcelona gjithashtu shpenzoi shuma marramendëse për transferimet nën Bartomeu, me nënshkrime të shtrenjta si Ousmane Dembele, Philippe Coutinho dhe Antoine Griezmann. Nga ana tjetwr, Bartomeu ka mbrojtur kohën e tij si president, duke hedhur poshtë shifrat e paraqitura nga bordi i ri ndërsa fajëson për humbjet, krizën e shkaktuar nga pandemia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos