U akuzua për dhunë ndaj partneres, Greenwood “zhduket” edhe nga videoloja “FIFA 22”

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2022, 14:00 | Futboll
U akuzua për dhunë ndaj partneres, Greenwood “zhduket”

Mason Greenwood po e paguan shtrenjtë akuzën për dhunë ndaj partneres së tij.

20-vjeçari i Manchester United u arrestua të dielën dhe u pezullua menjëherë nga klubi i tij. Por, jo vetëm kaq. United i hoqi të gjitha të drejtat e imazhit talentit anglez, ndërsa Nike prishi kontratën me të pas publikimit të skandalit.

Ndërkohë, lojtarët më të famshëm të Manchester United, si Cristiano, De Gea apo Pogba nuk e ndjekin më në Instagram.

https://a2news.com/2022/01/30/arrestohet-talenti-i-manchester-united/

Por, dhuna e ushtruar ndaj partneres po i kushton sulmuesit edhe në botën virtuale. Ditën e sotme, videoloja e famshme e futbollit “FIFA 22” e ka hequr atë nga databaza e saj.

Gjithçka ka nisur këtë të diel pas publikimit të një video nga e dashura e futbollistit, e cila u shfaq në rrjetet sociale e gjakosur, duke pretenduar se ishte abuzuar nga futbollisti anglez. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos