Prag Inter-Milan, Ibrahimovic rrezikon derbin, vendimi vetëm para ndeshjes

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2022, 16:15 | Futboll
Prag Inter-Milan, Ibrahimovic rrezikon derbin, vendimi vetëm para ndeshjes

Milani do të luajë me Interin, një derbi që nuk vlen thjesht për supremacinë e qytetit, por që mund të vendosë edhe fatet e garës për titullin në Serie A.

Kuqezinjtë do të paraqiten në këtë sfidë mes ankthit për gjendjen e Zlatan Ibrahimoviç.

Pas problemit që sulmuesi vazhdon të ndjejë në tendinë, trajneri Pioli rrezikon të mos e ketë në dispozicion për duelin e 5 shkurtit. Ibrahimoviç do të qëndrojë nën vëzhgimin e stafit mjekësor dhe rreth shanseve të aktivizimit të tij do të vendoset vetëm disa orë përpara ndeshjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos