Dinamo prezanton trajnerin Bledi Shkëmbi

Nga A2 CNN
17 Qershor 2021, 17:34 | Futboll
Dinamo prezanton trajnerin Bledi Shkëmbi

Rikthimi në elitë pas nëntë vjetëve do të bëhet me stil dhe me një skuadër konkurruese. Këtë garanci Dinamos ia jep prezenca e trajnerit Bledi Shkëmbi në stol.

Klubi kryeqytetas prezantoi teknikun e ri, me synimin që të nisë një projekt, i cili do të rikthejë skuadrën pretendente që në fillimin e viteve 2000 dominonte në futbollin shqiptar.

Këtë objektiv ka edhe Shkëmbi, i cili e ka të qartë sfidën, por është i bindur se Dinamo do të ecë në gjurmët e të kaluarës historike, për t’u rikthyer në kupat e Europës dhe si një skuadër që synon të fitojë trofe.

“Dinamo është një markë dhe për një trajner të ri si unë është një ëndërr që nuk i thua dot jo. Shpresoj që këtij emri të madh të kem fatin t’i kthej nivelin ku ka qenë gjithmonë”, tha Shkëmbi gjatë prezantimit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/06/16/dinamo-zyrtarizon-trajnerin-e-ri/

A2 CNN Livestream

Latest Videos