Maqedonia e Veriut mundet edhe nga Ukraina, thuajse jashtë Europianit

Nga A2 CNN
17 Qershor 2021, 16:59 | Futboll

Ukraina arriti të marrë tri pikë në sfidën kundër Maqedonisë së Veriut, duke ringjallur shpresat për t’u kualifikuar për në fazën e 1/8-ave të Euro 2020.

Yarmolenko dhe Yaremchuk shënuan brenda pesë minutash (në të 29' dhe 34’) duke i dhënë skuadrës së drejtuar nga Shevchenko epërsinë e dyfishtë në pjesën e parë, që do ta mbante deri në fund të lojës.

Në të '57, lojtari shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski, humbi një 11-metërsh, por arriti të kapte sërish topin pas devijimit të portierit ukrainas dhe ta dërgonte në rrjetë.

Në të '84 Malinovsky humbi një penallti për Ukrainën, por rezultati nuk ndryshoi më deri në fund. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos