
Florentino Perez ka hapur konferencën për shtyp për t’i dhënë lamtumirën Sergio Ramos.
“Jam vërtet krenar për çfarë keni arritur. Je një nga legjendat e Real Madrid. Ke fituar respektin dhe admirimin e të gjithëve në fushë. Të pranishmit do të kujtojnë gjithmonë. Faleminderit për gjithçka që ke dhënë për këtë klub, duke mbrojtur fanellën dhe duke luftuar deri në fund”, u shpreh presidenti i Real Madrid.
“Do të jem mirënjohës për çdo gjë që ke arritur, për 22 titujt që keni fituar së bashku me Marcelon, dy lojtarët me më shumë trofe pas Gento-s”, ka përfunduar kështu Florentino Perez. (A2 Televizion)