Dinamo-Skënderbeu, sfida direkte për mbijetesën

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2021, 10:41 | Futboll
Dinamo-Skënderbeu, sfida direkte për mbijetesën

Një skuadër e ndërtuar me ambicien për të rivalizuar për titullin, por që e sheh veten në luftën për mbijetesë. Java e 15 e kampionatit e vendos Dinamon përballë sfidës direkte për të qëndruar mes më të mirëve, me Skënderbeun.

Trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi, shprehet: “Vijmë në një moment që nuk e kishim menduar, por nuk kemi pse e kthejmë kokën. Një trepikësh do të na bënte të ndiheshim më të qetë për të ardhmen. Në futboll, ka gjithnjë presion, nuk mendoj se ky ekip është i ndërtuar për zonën e poshtme. Mendoj se nuk do të luftojmë për pjesën e poshtme të klasifikimit, por këtë mund ta arrijmë vetëm duke fituar në fushë, se asgjë nuk arrihet me fjalë dhe dëshirë”.

Edhe korçarët premtojnë betejë, me objektivin që të përsërisin mrekullinë e edicionit të kaluar: “Edhe pse me mungesa, do të bëjmë edhe një sforco të fundit për këtë vit”.

Takimi tjetër i së mërkurës është ai ndërmjet Laçit dhe Kastriotit, teksa të enjten luhet derbi ndërmjet Partizanit dhe Tiranës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos