Sevilla ndalet nga Barcelona, Reali përgatitet për shkëputjen në krye

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2021, 10:35 | Futboll
Sevilla ndalet nga Barcelona, Reali përgatitet për shkëputjen

Barcelona dhe Sevilla nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në duelin e vlefshëm për javën e 18 në La Liga.

Skuadra e Xavi Hernandez ishte dukshëm më mirë se vendasit, pasi provoi disa herë katërkëndëshin, por saktësia mungoi.

Nga kjo përfitoi Sevilla, që me të parin rast që iu dha, shënoi me Papu Gomez. Megjithatë, festa e tyre nuk zgjati shumë dhe Araujo barazoi gjithçka në fundin e pjesës së parë.

Pavarësisht tentativave deri në fund nga Barcelona, rezultati nuk ndryshoi. Një pikë që nuk kënaq asnjërën nga skuadrat, pasi Barcelona e sheh veten sërish jashtë zonës së Europës, ndërsa Sevilla thellon dhe më shumë diferencën nga Reali kryesues, që nëse fiton sot ndaj Athletic Bilbaos, do ta çojë diferencën në 8 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos