
Juventusi ka marrë një tjetër fitore të pastër në Serie A, ketë herë duke mundur 2-0 Cagliarin.
Kean dhe Bernardeschi ishin autorët e dy golave për bardhezinjtë në këtë takim, duke I dhuruar skuadrës së Allegrit 3 pikët e radhës.
Ndërkohë, Atalanta ka ngecur në Genoa, në një rezultat pa gola. Kjo ishte pika e parë për Genoan nën drejtimin e Andriy Shevchenko.
Pas këtyre dy takimeve, Juventusi është ngjitur në kuotën 34 pikëve, në vendin e pestë, vetëm 4 pikë më pak se Atalanta, e cila është në zonën Champions. (A2 Televizion)