
Guardia di Finanza ka zbarkuar edhe në zyrat e Interit në kuadër të një hetimi të nisur nga prokuroria e Milanos për dyshime me mundësinë e falsifikimit të bilanceve për vitet 2017-2019.
Për këtë rast ka reaguar edhe klubi i Interit duke konfirmuar se ka dhënë dokumentacionin e kërkuar në lidhje me disa transferta të cilësuara si të dyshimta gjatë dy sezoneve, 2017/2018 dhe 2018/2019.
“Pasqyrat financiare të kompanisë janë hartuar në përputhje me rregullat. Asnjë zyrtarë i Interit nuk është nën hetim. Siç theksohet edhe në deklaratën e prokurorisë, bëhet fjalë për hetime paraprake”.
Ndërkohë, hetimet janë duke vijuar edhe ndaj krerëve të Juventusit, për lëshimin e faturave false dhe ndërveprimin e dyshimtë me shoqëri të kuotuara në burse, ndërsa nën akuzë është edhe shitja e Cristiano Ronaldos te Manchester United.
Klubi bardhezi njoftoi se në shënjestër të Prokurorisë së Torinos tashmë është edhe operacioni i merkatos së verës, ku ylli portugez u rikthye në Old Trafford. Hetuesit kanë nxjerrë një tjetër dekret për kontrollin e ligjshmërisë së transferimit. (A2 Televizion)