All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Diplomacia amerikane, marrëdhëniet me Tiranën dhe sfidat e Yuri Kim

Nga A2 CNN
23 Janar 2020, 21:13 | Politikë
Diplomacia amerikane, marrëdhëniet me Tiranën dhe sfidat e Yuri
All - Paragraf - 1

Në gati 100 vjet marrëdhënie, politika shqiptare ka pasur përplasjet e saj me Uashingtonin. Por Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta gëzojnë statusin e aleatit strategjik, pavarësisht akuzave të lëshuara hera-herës ndaj përfaqësuesve të saj në Tiranë.

Futje hundesh apo ndihmë? “Nëse ne kemi sot ekzistencën e shtetit shqiptar, e kemi me mbështetjen e SHBA-ve. Ne mund të fantazojmë dhe të themi se SHBA-të ndërhyjnë në punët e brendshme të Shqipërisë, por kjo është si për të qeshur, ashtu edhe për të qarë”, shprehet Roland Qafoku, gazetar e studiues.

All - Paragraf - 3

“Ka qenë një domosdoshmëri prania e tyre dhe ndërhyrja e tyre edhe pse dikush ose shumëkush i kanë parë këto ndërhyrje si cenim të sovranitetit, me të padrejtë, sipas meje”, thotë Alfred Lela, politiko.al.

E fundit në radhën e ambasadorëve amerikanë të akredituar në Tiranë është Yuri Kim, e 20-ta që prej vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

Pritshmëritë ndaj saj duket se janë të larta. Qafoku e Lela janë në një mendje mbi sfidën e parë që diplomatja amerikane do të ketë në Tiranë.

All - Paragraf - 6

“Përfundimi i reformës në drejtësi ose mbajtja e fokusit mbi këtë njollë drite që ajo të mos hijezohet”, thotë Lela.

“Rezultatet e para të reformës në drejtësi. Unë jam besimplotë që ajo ka për ta fituar këtë bast të madh”, thotë Qafoku.

Por jo çdo gjë është në dorën e amerikanëve. Lajmi i rënies së Shqipërisë në perceptimin e korrupsionit, është një nga ata shembuj, sipas analistëve, ku Qeveria duhet të jetë aktori kryesor.

All - Paragraf - 9

“Mendoj se duhet të heqim dorë nga iluzioni se ambasadorët amerikane do të na i zgjidhin të gjitha këto gjëra. Nuk do të jetë kështu, por të paktën një mekanizëm kontrolli plus”, shprehet Lela.

“Kim nuk do të jetë Kryeministre e Shqipërisë. Ajo do të mbështesë reformën në drejtësi, por lufta ndaj korrupsionit nuk bëhet vetëm me SPAK-un, bëhet edhe nga qeveria. Ajo nuk do të marrë dhe do të dënojë njerëz. Pastaj, kjo do të ishte për të qeshur”, shprehet Qafoku. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos