
Në Vlorë janë numëruar deri më tani 167 qendra votimi nga 231 gjithsej.
Kandidatja e Partisë Socialiste, Brunilda Mersini, kryeson e shkëputur me 11558 vota, ose 78.55%.
Dionis Sota, kandidati i pavarur i mbështetur nga Partia Demokratike, ka marrë 1719 vota, shkruan A2.
Ndërsa kandidati i pavarur Gjergji Nika ka marrë 1437 vota. (A2 Televizion)
