
Monika Kryemadhi, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, zhvilloi një takim me strukturat e partisë që ajo drejton në Lezhë, nga ku u shpreh se kjo dekadë që sapo ka nisur do të jetë fillimi i fundit të tranzicionit të gjatë për Shqipërinë.
“Gjendet përballë betejës së saj të fortë me krimin e organizuar, më trafikun e drogës, me kapjen e shtetit, me mungesën e drejtësisë, me dy standarde që përdor institucioni i shtetit, por gjendet përballë edhe një beteje shumë të madhe që është shpopullimi i Shqipërisë.
Gjej rastin t’u falënderoj, për këtë kurajo, për këtë forcë dhe për këtë mësim të mirë që i jepni jo vetëm politikës shqiptarë, por u jepni prindërve tuaj, i jepni shoqërisë, i jepni gjithë rrethit shoqëror për të ndryshuar këtë realitet dhe për të kthyer vlerat të cilat Shqipërisë i kanë munguar ndër vite. Unë do dëshiroja që të thosha që viti 2020 jo vetëm në kuadrin e dëshirës por dhe angazhimit se , do të jetë një vit i ndryshimit, vit i shpresës.
Do të jetë viti i parë i dekadës së ndryshimit. Të gjithë thonë çfarë është kjo dekadë. Dekada është ky dhjetëvjeçar i cili do të bëjë ndryshimin përfundimtar të Shqipërisë. Do të bëjë ndryshimin e tranzicionit. Shqipëria duhet të mbyllë njëherë e përgjithmonë, jo vetëm periudhën e tranzicionit, por duhet të mbyllë njëherë e përgjithmonë këtë situatë varfërie, mosfunksionim të çdo gjëje, që ka varfëruar çdo ditë e më shumë shqiptarët dhe i ka detyruar të largohen nga Shqipëria”, tha Kryemadhi nga Lezha. (A2 Televizion)