Vijon procesi i numërimit të votave, socialistët marrin rreth 80%

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2025, 02:51 | Politikë

Vijon procesi i numërimit të votave, socialistët marrin rreth 80%

Vijon procesi i numërimit të votave në të pesë bashkitë ku të dielën u mbajtën zgjedhjet.

Në Vlorë, deri në orën 03:00, kryeson kandidatja socialiste Brunilda Mersini me 15289 vota. Dionis Sota, kandidati i pavarur që mbështet PD, ka 2254 vota, ndërsa Gjergji Nika, gjithashtu i pavarur, ka 1966 vota.

Në Mat, Altin Bojni, kandidati i Partisë Socialiste, kryeson me 3204 vota, shkruan A2; Eduart Brahilika, kandidati i pavarur i mbështetur nga Partia Demokratike, ndjek me 1063 vota; Ndërsa  222 vota ka marrë deri tani kandidatja tjetër e pavarur, Suzana Pasha.

Në Tepelenë, sipas KQZ, kryeson kandidati socialist Gramoz Sako me 1886 vota, ndërsa kandidati i pavarur Gabriel Guma ka marrë 502 vota.

Në Berat kryeson socialisti Ervin Ceca kryeson me 9933 vota deri më tani, ndërsa Pavlo Shkarpa, i pavarur që mbështetet nga PD, ka 1869 vota. 

Edhe në Cërrik, kryeson kandidati socialist Florenc Doka me 4761 vota, ndjekur nga kandidati i pavarur Amarildo Hoxha me 1439 vota. Ndërsa kandidati i Shqipëria Bëhet ka marrë 935 vota.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos