
Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Beratit, Ervin Ceca, në një prononcim për A2CNN deklaroi se prioritetet e tij për qytetin janë të qarta.
“Rezultati flet vetë, i jam shumë mirënjohës komunitetit”, tha Ceca i cili kryeson me 84% të votave (9646) kur janë numëruar shumica e kutive.
“Prioritetet janë të qarta, vizioni është i qartë. Do të vazhdojmë me projektet”, shtoi Ceca.
Ndërkohë, kandidati i pavarur i mbështetur nga Partia Demokratike, Pavllo Shkarpa, ka marrë 1831 vota, ose 16%.
(A2 Televizion)
